Bashkëpunimit ndërmjet Oxa Group dhe Kosovo CSR Network

Zëvendës Drejtori Gjeneral i "Oxa Group", Fatmir Miftari

Zëvendës Drejtori Gjeneral i "Oxa Group", Fatmir Miftari, në një video prononcim foli rreth bashkëpunimit ndërmjet Kosovo CSR Network dhe Oxa Group, duke përfshirë implementimin e praktikave të përgjegjshme sociale e ambientaliste në mënyrën e të bërit biznes.

"Bashkëpunimi i "Oxa Group" me Kosovo CSR Network ka rezultuar shumë i suksesshëm duke kontribuar në lidhjen e kuadrove të reja profesionale me tregun e punës.
Kompanitë tona në vazhdimësi përkrahin iniciativat të cilat janë në shërbim të forcimit të punësimit në vendin tonë.

#Oxa Group investon në mënyrë të rregullt në makineritë prodhuese që të krijohen kushte më të sigurta për punëtorët dhe të ruhet ambienti.
Krahas kësaj, kompania riciklon mbetjet e drurit dhe i vë në funksion për prodhim të produkteve të reja.
Bashkëpunimi me #CSR Kosovo dhe parimet të cilat ne bashkarisht i përfaqësojmë, do të jenë pjesë e agjendës sonë edhe vitin e ardhshëm. Jemi entuziast dhe besojmë fuqishëm në impaktin pozitiv që kemi së bashku në aspektin social, ekonomik dhe ambientalist."

We use cookies
Cookie preferences
Below you may find information about the purposes for which we and our partners use cookies and process data. You can exercise your preferences for processing, and/or see details on our partners' websites.
Analytical cookies Disable all
Functional cookies
Other cookies
We use cookies to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. Learn more about our cookie policy.
Change preferences Accept all
Cookies